Krijohet zemra artificiale prej silikoni 3D

0
1213

Një zemër artificiale e butë, e para në llojin e saj është krijuar nga Instituti i Kimisë dhe Bioinxhinierisë në Universitetin Politeknik Qendror të Zyrihut, universiteti ku ka studiuar edhe Albert Einstein.

 

 

Studiuesi Nicholas Cohrs, 30-vjeçari pjesë e ekipit që ka bërë këtë zbulim është i mendimit se me anë të zemrës artificiale të stampuar në 3D mund t’ju vihet në ndihmë 26 milionë njerëzve që pësojnë çdo vit atake kardike dhe e kanë të nevojshme ndërrimin e këtij organi jetik.

“Zemrat artificiale që përdoren sot janë prej metali dhe krijojnë shumë probleme. Nuk kanë asgjë të përbashkët me organet njerëzore”,- shprehet ai.

Sa për zemrën më të re të krijuar, ai thotë se: “Është e gjitha prej silikoni dhe peshon 400 gramë. Në krahasim me modelet e vjetra, kjo lloj zemre është dyfish me rezistente”.

Projekti për krijimin e zemrës 3D prej silikoni mban emrin “Zurich Heart Project” dhe për të po punon një grup kërkuesish prej 20 personash në Zyrih dhe Berlin.

Por si mund të vihet në funksion zemra 3D?
“Fillimisht bëhet skanimi i zemrës së pacientit, që të riprodhohet një model dixhital i saj. Më pas nga kompjuteri, falë stampimeve 3D, realizohet kopja që do të stampohet më pas si organi e ri prej silikoni. Rezultati që marrim është një zemër me të gjitha përmasat e kërkuara”,- thotë studiuesi.

Po sipas studiuesit, një shpikje e tillë siguron përputhje gati të plotë me pacientin, duke eleminuar efektet anësore siç është edhe tromoboza

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here