Lubonja: Dorëheqja tregon se kreu i SHISH ka qenë në presion nga politika

0
1245

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Shtetror, Visho Ajazi Lika. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24. Lubonja tha se ai nuk duhet ta jepte dorëheqjen në këtë moment dhe sipas tij dorëheqja tregon se kreu i SHISH ka qenë në presion nga politika.

 

 

“E para gjë që më vjen në mendje është se nuk duhet të jepte dorëheqjen një njeri kaq i rëndësishëm në këtë moment. E kam fjalën për çështjen ‘Tahiri’. Rama tha se SHISH nuk i ka çuar atij asnjë informacion zyrtar për lidhjet e Tahirit me Habilajt. Po të isha unë në vend të opozitës do thërrisja komision për këtë çështje. Pra çfarë bën SHISH pse i paguajmë ne ata? Ajo që të lë të mendosh është se Visho Ajazi Lika ishte në të gjitha presionet dhe se nuk ka bërë punën si duhet. Opozita thotë se është hequr pas presioneve të qeverisë. Po të dëgjosh Ramën, Visho Ajazi Lika ishte në rregull. Në Shqipëri mjafton që hap rrugën dhe je i shpëtuar. Ne duam transparencë dhe të kërkohet llogari pse nuk ka dhënë shërbimet e duhura për kryeministrin dhe presidentin. Kemi një kapje të institucioneve nga Rama”- tha Lubonja, raporton BalkanWeb.

Ndër të tjera, Lubonja komentoi edhe kreun e ri të SHISH Helidon Bendo për të cilin tha se mund të jetë emëruar nga dikush.

“Problemi se me kë është njëri se është tjetri është shumë kompleks. Ky mund të jetë njeri i emëruar nga dikush. Në tërësinë e vet kemi të bëjmë me një mungesë të kredibilitetit të institucionit që nuk ka bërë punën e vetë. Nuk e dimë çfarë informacionesh ka Meta. Sigurisht Meta është interesuar të ketë një njeri jo të besuar të Ramës, që të mos e kontrollojë Rama. Meta e di më mirë se kush e kontrollon. E pashë që ishte një njeri me dy emra. Nuk është pozitive për një figurë kaq të rëndësishme me një post kaq të rëndësishëm por të gjithë me dy emra janë këtu”- tha Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here