Dy motoçikletat përplasen kokë më kokë në Shkodër, rëndë një prej drejtuesve

0
4331

 Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 67-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 07:30, ka mbërritur një telefonatë në sallën operative të Policisë Shkodë ku njoftohej se ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka. Dy motoçikleta janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e aksidentit janë demtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P., vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën si dhe shtetasi Z. G. vjeç 67, i cili është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Të dy këta shtetas janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here