Antimafia/Tahiri është një anëtar i grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Habilajt

0
1948

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka akuzuar sërish-kryeministrin Rama dhe ish-ministrin Tahiri, për situatën në të cilin ndodhet Shqiperia.

Sipas tij Rama mori në mbrotje një anëtar të krimit. Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se sipas ligjit antimafia, Saimir Tahiri është një anëtar i grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Habilajt.

Ja deklarata e ish-kryeministrit Berisha:

Noriega përcaktoi kanabizimin e Shqipërisë si simbolin e suksesit të tij. Kaluan 4 vite, më në fund prokurori më i specializuar në planet për luftën kundër mafies, paraqiti aktakuzën kundër Tahirt dhe Habilejave të tij. Unë ju them se në ligjin e antimafies, Tahiri përbën anëtarin kryesor të grupit kriminal Habilaj. Çdo njeri që lexon ligjin e ka të qartë që ai cilësohet asi anëtar i grupit të strukturuar.

Erdhi dosja, tashmë jo nga opozita, por nga një prokurorët më të shquar të Italisë. Çfarë ndodhi të nderuar socialistë, kanabistët në parlament hodhën poshtë dosjen. Edi rama i cili momentin e parë që njoftoi Italianët, e lesoi në humnerë Saimir Tahiri. Por kur i tregoi kokën e Olsit,Tahiri, Rama tha dale se ky ëhstë burrë i mirë nuk është burrë i keq.

Kërkesa e prokurorisë automatikisht duhej zbatuar. Shiko sa prova ka prish Saimir Tahiri gjatë kësaj periudhe.

Zonja Tahiri duhet ta dijë mirë se çdo hap i saj shumëfishon dyshimin se po prishin provat. Prandaj ka një javë që ai kreu juaj ja mbathë. Mirë me italianin ja gjetën se s’kishte asgjë dosja, por 850 mijë euro dhe dy patentat e jahtit, a mund të më thuash pse nuk e çel gojën Saimiri, por Edi Rama pse nuk flet për të.

Pse nuk flet një fjalë Edi Rama, ka një javë rresht, pse nuk thotë gjysëm fjale Pandeli, për 850 mijë euro.

Pse zhduket nga parlamenti ai, ku është? Ka një javë në çdo aktivitet dhe ja mbath, zhduket, sepse po i ngushtohet rrethi. Jo Saimir trafikut, por Noriegës, jo vetëm Noriegës, por edhe Olsi trafikut. Po të mos kishin gjë me Olsin, Saimirit nuk do ja mbante jo tu shiste makinën, jo tu jepte skafet, por as të mendohej që të ishte në këtë situatë.

Ikja dhe mbatha është zgjidhja. Të gjitha këto po dëshmojnë se ky është Edi Rama. Është e shkurtër dita është e afërt koha kur të shihni se cili është Edi Rama e  vërtetë. Do vijë ajo ditë dhe Shqipëria do të shpëtojë nga situata në të cilën ndodhemi. Nuk i dilet me sulme kundër opozitës. Ko drogë do të zërë Ramën, Olsin, Saimirin dhe të gjithë ata që ndërtuan grehinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here