Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Topalli: Ata janë të gjithë bashkë në Parlament në një teatër të...

Topalli: Ata janë të gjithë bashkë në Parlament në një teatër të neveritshëm

0
903

 

Mëngjesi i 26 nëntori nisi ndryshe për të. Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në ditëlindjen e 54-t, mori një urim ndryshe nga të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës, qytetit të saj të lindjes, e ku për 21 vite radhazi ishte përfaqësuesja e tyre në kuvendin e Shqipërisë.

Por shumë më i veçantë ishte mbishkrimi në tortën e ditëlindjes, ku të rinjtë kishin vendosur “Edhe 100 vite të tjera kontribut për atdhe”, si dhe buqeta e luleve, trëndafil të bardhë dhe blu, simbol i Partisë Demokratike. E emocionuar pafund nga kjo surprizë që i nisi ditën, Topalli shprehu pa fund falënderime për të rinjtë, që vijojnë të jenë një përkrahje e madhe për të.

E kur e pyet për politikën, ajo e ka të pamundur të mos flasë, sepse siç thotë vetë Topalli e ndjek hap pas hapi çdo zhvillim. Vendi sot është në udhëkryq dhe zhvillimet e fundit janë dramatike, prandaj për ish- kryeparlamentaren, sot vendit i nevojitet një revolucion që nis nga kjo klasë politike.

TopalliVendi ynë është në udhëkryq. Shoh që varfëria është shumëfishuar. Zhvillimet e fundit janë dramatike për vendin tonë, jo se janë të reja dhe jo se nuk i dinim, por shpërthimi i tyre ka bërë që të humbasë shpresa.

Mazhoranca dhe opozita janë bashkë dhe në Parlament po luajnë një teatër të neveritshëm thotë Topalli. Por a do të kthehet ajo në politikën aktive?

TopalliKam ndal hapin për arsye të zhvillimeve që dihen, por nuk jam fare indiferente ndaj politikës. E ndjek çdo minutë, 24 në 24 orë. Ndoshta di më shumë për shkak të pozicioneve që kam pasur dhe e kuptoj edhe më mirë se çfarë po ndodh. Unë dyshoj shumë se ata janë të gjithë bashkë dhe në Parlament luajnë një teatër gati të neveritshëm. Sigurisht që më mungon foltorja dhe jo ajo fitore që është sot në Parlament. Kjo nuk do të thotë se unë jam tërhequr nga Politika. 

Jozefina (Çoba) Topalli lindi në Shkodër në 26 nëntor 1963. Kreu studimet e larta në dy fakultete: në atë të Matematikës dhe Drejtësisë. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik”. Topalli është gruaja e parë kryeparlamentare në gjithë historinë e vendit, si dhe për vite me radhë numri dy i Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here