Pavaresisht veshtiresive ekonomike, Lezha ndez dritat e festave te fundvitit

0
878

Ceremonia e ndezjes së dritave për festat e fundvitit po kthehet në një traditë të bukur edhe në qytetet shqiptare

Pavarësisht vështirësive financiare, Bashkia e Lezhës i ka kushtuar vëmendje dekorit të qytetit

Duke iu mbajtur traditës, Pema u ndez mbrëmjen e 6 dhjetorit, ku kryebashkiaku Fran Frrokaj ia besoi fëmijëve çelsin që ndezi festën.

Fran Frrokaj: “Të gëzojmë së bashku këto ditë të lumtura që po vijnë dhe shpresoj që ditë përherë e më të mira do të ketë për Lezhën e për të gjithë Shqipërinë.”

Organizimit iu bashkuan dhjetra qytetarë, shumica prej të cilëve fëmijë që i gëzohen aktiviteteve. Për shumë njerëz kjo është periudha më e bukur e vitit. Magjia e festave ndihmon për të lënë pas edhe problemet e jetës së përditshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here