Rishfaqet Fullani, takohet me Monika Kryemadhin

0
903

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili prej shumë kohësh nuk shfaqej në publik, sot shtrëngoi duart me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi është realizuar në hyrje të katedrales ortodokse, ku Kryemadhi pasi kishte përfunduar urimet ka takuar ish-guvernatorin, Fullani.

Siç duket edhe nga video, Fullani ka shtrwnguar duart me Kryemadhin, duke kwmbyer urimet e rastit.

Që kur u shkarkua si guvernator, Ardian Fullanin e kemi parë shumë pak në publik, por ky shtrëngim duarsh me kryetaren e LSI-së e ka sjellë sërish në vëmendjen e mediave.

Hera e fundit që kemi dëgjuar për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin ishte kur u vendos të merrte 56 paga dëmshpërblim nga BSH-ja, për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh, pasi fitoi pafajësin në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e bankës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here