Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë. Sot fitojmë 78 mandate

Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë. Sot fitojmë 78 mandate

0
698

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çështja e Saimir Tahirit e ka vendosur në një pozitë të vështirë mazhorancën, por tha se duhet pritur deri në fund e vërteta

“Duhet pritur nëse është fajtor apo jo, por është hera e parë që një shumicë nuk merr në mbrojtje një nga figurat e veta kryesore të akuzuar dhe nën hetim. Përkundrazi, i drejtohet opinionit dhe i thotë individit në fjalë që deri kur të provojë para gjykatës me fakte në dorë se është ai që thotë, nuk është me ne. Kjo është diçka që njerëzit besoj e kuptojnë shumë mirë se këtu kanë qenë. Nëse ajo që ndodhi do të kishte ndodhur dje”, u shpreh Rama në një intervistë për Top Story.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se sipas sondazheve të kryera nga PS, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, socialistët jo vetëm ruajnë shumicën, por marrin katër mandate më shumë nga sa kanë aktualisht.

“Bazuar në anketimin e muajit tetor dhe nëntor dhe sot PS merr 78 deputetë. Këto i di Lulzimi, se edhe ai bën sondazhet e tij dhe këto i di edhe Ilir Meta”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here