Fatmir Xhafaj kerkon zevendesimin e Haki Çako, por Edi Rama…

0
1769

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj i ka propozuar Kryeministrit Edi Rama emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, që duhet të zëvendësojë, Haki Çakon.

Burime kanë bërë me dije se, Ardi Veliu, Aktualisht Drejtor i Policisë së Tiranës është propozimi i Fatmir Xhafajt për në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Propozimi ka mbërritur në zyrën e Ramës dhe ky i fundit nuk ka pranuar ta firmosë këtë shkresë, e cila ka sjellur dhe një përplasje qëndrimesh me dy zyrtarëve të lartë.

Sipas burimeve, Xhafa ka propozuar një ndryshim në kupolën e Policisë, teksa Rama ka kërkuar pak më shumë kohë për ta realizuar këtë rokadë në krye të Policisë së Shtetit.

Po ashtu Xhafaj, ka has probleme për fatkin se Ardi Veliu, nuk ka as gradën dhe as vjetërsinë në gradë që kërkohet për drejtor të përgjithshëm. Prej kohësh Xhafa e Çako kanë marrëdhënie të ftohta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here