Nga pushimet tek rifillimi i punes, per ndertimin e rruges Shkoder – Velipoje

0
1039

3 janari shenoi fillimin e punes per kete vit ! Punetoret dhe personeli inxhiniero teknik qe punojne per ndertimin e rruges Shkoder – Velipoje, e nisen nga kantieret e këtij objekti, sipas proçeseve te programuara, thote inxhinieri Gerti Rumia:

Rumia thote se kujdes ne kete objekt i tregohen ne veçanti sigurise teknike si te punetoreve ashtu dhe komunitetit. Kjo per faktin se ne rruge edhe punohet edhe vazhdon qarkullimi i mjeteve, pasi te tilla jane kushte qe nuk mund te bllokohet lëvizja. Por me masat e marra per sigurine rrugore, synojme qe te shmangen aksidentet, dhe kjo eshte shume e rendesishme:

Sipas drejtuesit te kantierit te ndertimit te lotit te pare prej 4.2 kliometra nga Harku i Berdices deri ne Trush, Ramadan Bunçi, ne kete segment kane përfunduar 70 perqind e tombinave dhe veprave te artit. Traseja do te jete 10 meter gjeresi, ku 7.5 meter do te jene korsi per qarkullimin e automjeteve. Ndersa sa i perket ktheses tek Harku i Berdices, do te zgjerohen te gjitha korsite, me qellim qe te mos kete bllokokime te automjeteve as ne drejtim te Shkodres dhe as ne drejtim  te Velipojes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here