Qeveria shtrëngon tenderat /Asnjë prokurim jashtë regjistrit të parashikimeve

0
891

Të gjitha institucionet publike duhet të shpallin që në fillim të vitit çdo tender që do të zhvillojnë, duke përcaktuar me hollësi edhe kohën e zhvillimit të tyre. Përmes një vendimi të posaçëm, qeveria ka kufizuar kompetencat e institucioneve për tenderat, duke ju hequr të drejtën të prokurojnë jashtë parashikimeve.

Sipas vendimit, çdo institucion shtetëror, 10 ditë pas miratimit të buxhetit të shtetit do të përgatisë një regjistër parashikimi për prokurimet, të cilin duhet ta dorëzojnë menjëherë tek Agjencia e Prokurimit Publik.

Në këtë regjistër ato do të shënojnë, të gjithë tenderat që parashikojnë të kryejnë gjatë vitit duke përcaktuar muajin e zhvillimit, fondin limit dhe objektin e prokurimit.

“Në sistem nuk mund të vijoni me krijimin e një procedure prokurimi, nëse zëri i regjistrit të parashikimeve nuk është publikuar nga APP,” thuhet në vendim.

Regjistri është i padryshueshëm, që do të thotë se institucionet shtetërore nuk mund të zhvillojnë asnjë tender, nëse nuk e kanë parashikuar atë në regjistrin e parashikimeve, përveç rrethanave të jashtëzakonshme. Madje ato nuk do të lejohen as të ndryshojnë kohën e parashikuar të tenderit, duke qenë të detyruara të ndjekin strikt atë kohë që kanë caktuar në regjistrin e parashikimit të prokurimeve.

“Autoriteti kontraktor mund të bëjë ndryshime në regjistrin e parashikimeve të proçedurave të prokurimit, vetëm në raste të justifikuara, për të cilat nuk ka patur mundësi objektive t’i planifikojë që në fillim të vitit” thuhet në udhëzimin e Agjencisë së Prokurimeve të nxjerrë në funksion të Vendimit të Qeverisë.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here