Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Apeli i Krimeve të Rënda nuk liron nga paraburgimi ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri

Apeli i Krimeve të Rënda nuk liron nga paraburgimi ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri

0
647

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk ndryshon masën e sigurisë për ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri.

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës.

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda.

Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë.Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here