Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e Reformës në Drejtësi.
Vasili gjithashtu u bën thirrje BE-së dhe SHBA-së të flasin sot, pasi sipas tij nesër do të jetë shumë vonë.
Në një status në Facebook, Vasili shkruan se Rama asgjësoi edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, e cila ishte garancia ndërkombëtare e kushtetuese e reformës në drejtësi.
“BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute,” shkruan ai.
Statusi i plotë
Kryeministri e asgjesoi ONM-ne. BE dhe SHBA flisni sot, neser eshte shume vone…
Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).
ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.
ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.
Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.
BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.
ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.
Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.
Kujt ti besojme tani ????