Papa Françesku kërkon falje për deklaratën e tij në Kili

0
969

Papa Françesku ka kërkuar falje për deklaratën, që bëri javën e kaluar në Kili, duke mbrojtur një peshkop i cili akuzohet nga viktimat e abuzimeve seksuale prej priftërinjve se ka mbajtur të fshehura disa çështje të tilla.

“U kërkoj falje të gjithëve nëse i kam lënduar pa e kuptuar këtë, por ishte një plagë që e shkaktova pa e kuptuar”, ka thënë Papa Françesku, raporton Reuters.

Të enjten, Papa tha se viktimat, të cilët kishin akuzuar peshkopin Barros, po kryenin shpifje.

Për këtë çështje, Papa u kritikua hapur nga Kardinali i Bostonit, Sean O’Malley, i cili tha se me këtë deklaratë, Papa Françesku bëri që të gjithë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë të ndihen të braktisur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here