Ish-kryeministri Sali Berisha u takua sot me Princin e Kishës Katolike Shqiptare, Eminencën e tij, Kardinalin Ernest Troshani. Në këtë takim ish-kryeministri Berisha i shprehu Eminences së tij, Kardinalit Ernest Troshani mirënjohjen e tij më të thellë për qendresën e tij epike gjatë diktaturës, dëshmi e forcës së jashtëzakonshme, e besimit të tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore.
Zoti Berisha kujtoi se mesha e çuar në vitin 1962 për presidentin e ndjerë Kenedi ishte sfida më dinjitoze ndaj regjimit të diktatorit Enver Hoxha por dhe një akt me të cilin Princi i Kishëes Katolike të Shqipërisë asokohe, Dom Ernest Troshani nderoi veten, kishën, kombin dhe mbarë krishterimin.
Ai theksoi se vlerësimi nga Shenjtëria e tij e veprimtarisë dhe qëndresës gjatë diktaturës komuniste dhe lartësimi i merituar në Kardinal, Princ të Kishës Katolike shqiptare është një nder i madh për besimtaret katolike dhe mbarë kombin shqiptar. Në këtë takim të përzemert me frymë mirëkuptimi u diskutuan probleme aktuale shoqërore dhe kombëtare, zoti Berisha i uroi Kardinalit Troshani jetë të gjate në shërbim të Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tonë.