Sunday, October 20, 2024
Home Politikë Prezantohet në Velipojë projekti i Deltës së Bunës, Klosi: Lumi Buna do...

Prezantohet në Velipojë projekti i Deltës së Bunës, Klosi: Lumi Buna do të kthehet në destinacion turistik…

0
1766

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, në prani edhe të deleguarit te qarkut Shkoder, z. Ditmir Bushati lancoi programin e rehabilitimit te shtratit te Bunes. Projekti “Mbrojtja e Deltes se Lumit Buna” financuar nga Fondacionin MAVA me vlere 2 milion. Përfshirja e ketij projekti afatgjatë në zonën e Buna Velipojës do te mbështesë më tej zbatimin e Planit të Menaxhimit të kësaj zone të mbrojtur. Ministri Klosi deklaroi se me keto investime, lumi Buna kthehet ne destinacion turistik, pasi projekti do te mundesoje ngritjen e plazheve prane brigjeve te lumit.

Fjala e plote e Ministrit Klosi Në kuadër të bisedës që po vazhdojmë të bëjmë me qytetarët, bashkëqeverisja vazhdon të jetë për ne një pikë kulmore e programit tonë qeveritar. Kemi ardhur këtu në Lagunën e mbrojtur të Velipojës, për të parë nga afër mundësitë reale të zhvillimit të qëndrueshëm, por dhe duke mbrojtur këtë mrekulli të natyrës. Programi jonë për të pasur një ofertë të përbashkët me vendet e rajonit, sëbashku me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe vende të tjera, të bëjmë të mundur që këto zona ti ofrojmë si destinacione turistike për turistët.

 

Është e nevojshme që në këto zona të shtojmë hotelet me 4 dhe 5 yje, zhvillimin e agroturizmit në zonën e Velipojës, gjë që në vitin 2018 do të dyfishojë vizitorët në këtë zonë. Qeveria shqiptare po vazhdon investimet jo vetëm për zhvillimin e politikave të turizmit por dhe përmirësimn e infrasturkturës në këto zona​.

Ministri Bushati: Përfundimi i rrugës së Velipojës është vetëm hapi i parë, i cili është shumë i rëndësishëm për ta rigjallëruar zonën, për ta kthyer në një destinacion të rëndësishëm të Adriatikut, mundësisht jo vetëm për shtetasit shqiptar apo shqiptarët e Kosovës, por edhe më gjërë. Sot ne patëm mundësinë të diskutojmë projektin që do të nisë për rigjallërimin e shtratit të Bunës. Këto projekte janë konceptur në mënyrë integrale sëbashku me projektin e liqenit, i cili po diskutohet me palën malazeze, i cili do të mbështetet dhe nga fondet e BE-së, për të krijuar mundësinë që kjo zonë të jetë më e zhvilluar dhe një destinacion për turistët shqiptar dhe të huaj.

 

Dua të jap një mesazh për qytetarët e Shkodrës, për të tiu përgjigjur pozitivisht mundësisë për të mbjellë sa më shumë pemë, për ta ruajtur sa më mirë mjedisin. Për tu kujdesur për mjedisin nuk është detyrë vetëm e strukturave shtetërore por edhe e qytetarëve. Në këtë nisëm duhet të jemi të gjithë sëbashku si pushteti qëndror dhe ai vendor, partnerë të ndryshëm që ndihmojnë Shqipërinë apo fondacione private. Fondacioni privat që po zbaton projektin për rigjallërimin e Bunës do të ketë një portofol financiar për implementimin e këtij projekti, nga ku do bashkëpunojnë dhe me aktivistë të shoqërisë civile përveç institucioneve qëndrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here