Duke filluar nga sot pasdite territori i vendit do të mbizotërohet nga reshje shiu.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se sot priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit, ndërsa nesër priten reshje në të gjithë territorin.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: 0 °C / 9 °C.
ERA
Sot (e mërkurë, dt.31) dhe nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.