Voltana Ademi përmes një lidhjeje “live” nga rrjeti social, i ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve adresuar asaj nga ndjekësit e qytetarët shkodranë.
Një prej tyre e ka pyetur kryebashkiaken se sa “lekë ndan për veten e sa i investon për Shkodrën”. Ademi e ka lexuar direkt pyetjen duke treguar edhe se sa paguhet.
“E kam lexuar këtë pyetje para 10 ditësh dhe u interesova për të marrë vlerën e saktë të rrogës sime. Rroga ime është 129 mijë e 124 lekë. kjo është vlera që unë paguhem si kryetare.
Paratë e tjera menaxhohen në mënyrë transparente, për çdo kërkesë tjetër për tender a procedurë prokurimi ju mund të vini pranë zyrave tona dhe ne për 10 ditë u japim informacionin sepse për ne është shumë i rëndësishëm besimi”, tha Ademi,