Vasili sulmon zyrën e BE:Hesht kur duhet te flase…

0
786

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili sulmoi zyrën e Bashkimit Evropian në Tiranë, sipas të cilit hesht kur duhet të flasë dhe flet në mes të natës për çështje që nuk i takojnë.

Reagimi i Vasilit vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës ku shprehu idenë e një presidenti për dy shtetet.

Reagimi i plotë i Vasilit: 

Shqipëria është mbërthyer ne darën e papunësisë,varfërisë dhe pasigurisë publike te rende ku çdo ditë ndodhin vrasje e grabitje.

Kryeministri këput njërën idiotësi pas tjetrës, qe publiku te heqë vëmendjen nga plagët e thella te shoqërisë shqiptare.

BE ne Bruksel reagoi për idiotësinë e kryeministrit për “presidentin kooperativist te shume shteteve”,ndonëse në fakt është kohë e humbur të merresh me të.

Çudia e madhe kjo BE në Tirane. Ndërsa flet edhe ne mes te natës për punë që nuk i përkasin fare hesht e bën piknik kur duhet të flasë.

Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here