KE kunder Rames per nje President te perbashket per Shqiperine dhe Kosoven

0
697

Komisioni Europian ka reaguar pas deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama për një President të përbashkët për Shqipërinë e Kosovën.

“Kundër deklaratave që mund të interpretohen si ndërhyrje. Deklarata e Ramës nuk ndihmon për një fqinjësi të mirë. Nxisim vendet që të punojnë për përmbushjen e reformave,” tha thënë zëdhënësja e Komisionit Europian Catherine Ray.

 

Ajo është shprehur pro mbështetjes  së pajtimit të vendeve të Ballkanit. Gjatë fjalimit të tij ditën e djeshme, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët pas 10 vitesh

Disa politikanë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ në Serbi pas komenteve të fundit. Kurse nga kjo deklaratë ka pvrfituar edhe Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin duke thënë se shqiptarët kanë synim Shqipërinë e Madhe.

Deklarata e plotë

BE-ja ka mbështetur vazhdimisht parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Evropian ka theksuar mbështetjen e tij të padiskutueshme për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ne do vazhdojmë të punojmë me vendet e rajonit. Deklaratat të cilat mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Bashkimi Evropian pret që vendet në të gjithë rajonin të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie bashkëpunuese dhe konstruktive dhe të përqendrohen në intensifikimin e punës në të gjithë programin e reformave përkatëse për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here