Në orën 12:30 Gjykata për Krime të Rënda pritet të japë masën e sigurisë për dy persona të arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në Durrës.
Shoferi i kamionit Armando Pezaku, i cili transportonte kontenierët me banane nga Kolumbia ku ishte fshehur edhe droga do të njihet sot me masën e sigurisë.
Edhe menaxheri i kompanisë së bananeve Donaldo Lushaj do të njihet me masën.
Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të drogës.