Reagon Banka Botërore për skemën e ndihmës ekonomike…

0
658

 

Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për shtyp, vlerëson progresin e arritur deri tani në zbatimin e projektit për skemën e ndihmës ekonomike.

Salim e quan të kënaqshëm projektin dhe objektivat e tij. Sakaq, shton se ky projekt për ndihmën ekonomike është hartuar në bvashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare, dhe se zbatimi i tij ka nisur që në vitin 2012.Më shumë nga deklarata e Maryam Salim:

Ditët e fundit kemi vërejtur me shqetësim disa raportime të pasakta të publikuara në media në lidhje me projektin e modernizimit të asistencës sociale në Shqipëri, financuar nga Banka Botërore. Ky projekt mbështet përpjekjet e qeverisë për të targetuar në mënyrë më efikase burimet për shtresën më të varfër dhe në nevojë, duke përfshirë në programin e ndihmës ekonomike, të varfrit që ishin përjashtuar më parë dhe duke pastruar skemën përmes reduktimit të rasteve të mashtrimeve dhe gabimeve”- thotë Salim.Progresi i arritur deri tani në zbatimin e projektit është vlerësuar si i kënaqshëm. Rezultatet e arritura tregojnë qartë që projekti po arrin objektivat dhe qëllimet e tij kryesore. Bazuar në anketimin kombëtar zyrtar të familjeve (anketimi i buxhetit të familjeve) janë shënuar përmirësime në targetimin e programit si p.sh. përqindja e përfitimit të ndihmës ekonomike për 10% të grupit të më të varfërve është rritur nga 34% në vitin 2009 (si viti bazë) në 45% në vitin 2015. Ndërkohë, mbulimi i 10% të grupit me të ardhura më të larta në kategorinë e përfituesve është ulur, si rezultat i kontrolleve dhe inspektimeve më të forta për të shmangur abuzimet. Pritet që mbulimi i përgjithshëm i më të varfërve të rritet bazuar në të dhënat zyrtare më të fundit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here