Thursday, December 26, 2024
Home Aktualitet “Pranvera” mbaron sot, e hëna reshje intensive dhe përmbytje

“Pranvera” mbaron sot, e hëna reshje intensive dhe përmbytje

0
1742

Përmbytjet në zonat e Shkodrës duket se nuk kanë kaluar ende, kjo pasi dy lumenjtë e mëdhenj në këtë rajon do të kenë rritje prurjesh duke filluar nga dita e hënë.

Instituti i Gjeonshkencave, bën me dije se ditën e hënë do të rriten prurjet në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Megjithatë, thotë IGJEUM nuk do të ketë përmbytje të tjera në zonat e nën Shkodrës.

“Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here