Flackenstein në Tiranë: Po protestave, jo dhunës. Ngjarjet e fundit, pa ndikim në raport

0
669

 

TIRANE- Ndonëse erdhi në Tiranë në një kohë të tensionuar, të mbushur me protesta, europarlamentari Knut Flackenstein, pasi takoi disa prej drejtuesve të qeverisë e partive kryesore sqaroi arsyet e vizitës, në një konferencë për shtyp.

Flackenstein nuk iu shmang dot as aktualitetit politik, protestave të zhvilluara që kulmuan sot me bllokimin e katër akseve rrugore. Sipas tij, e drejta për të protestuar është demokratike, por dhuna nuk justifikohet.

“Kjo është politikë e brendshme dhe nuk duam të ndërhyjmë, nëse qeveria ka vendosur drejt apo gabim. Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë edhe njerëzit në Kukës kanë të drejtë për këtë, por askush nuk ka të drejtë të jetë i dhunshëm ky është kuptimi”,- tha europarlamentari në përgjigje të interesimit të gazetarëve.

Ai siguroi se pavarësisht çështjeve të brendshme që duhen zgjidhur mes palëve në Shqipëri, tensionet e fundit nuk do të ndikojnë në raportin e Këshillit të Europës.

“Një demonstratë nuk do ndikojë në raport, demonstratat duhet të jenë të mundura, protestat janë pjesë e demokracisë. Unë nuk mendoj që ideja është të mos shkohet në parlament, është një rast i veçantë ky këtu. Por kur hyn dhuna, kjo gjë nuk shkon kështu. E them këtë se unë në qytetin tim nuk do ta ndaloja asnjëherë trafikun (qesh)”.
WhatsApp Image 2018-04-05 at 12.59.08
FLACKENSTEIN SQARON VIZITËN
“Vizita ime e shkurtër ndodh çdo vit kur ne presim raportin e komisionit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për 6 vende të tjera. Dje u takova me kryeministrin edhe ministrin e Brendshëm, por edhe me përfaqësuesit e partive”,- tha ai.

Duke shpresuar në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Flackenstein tha se pret që muaji shtator të jetë muaji feste për të gjithë.

“Jam në Tiranë për të marrë mbresat. Opinioni i PE mbetet ai që ka qenë, i vlefshëm. Presim një rekomandim të qartë dhe jo të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Mendojmë që janë bërë gjëra në proces që lejojnë hapjen e negociatave. Them që është bërë punë, edhe pse ka shumë për të bërë në të ardhmen. Vettingu ka filluar këto janë gjërat që do na çonin drejt hapjes së negociatave. Ka një sinjal pozitiv edhe nga opozita. Ata janë në favor të hapjes së negociatave dhe gjëja e dytë komisioni i posacëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kjo tregon që opozita dhe mazhoranca mund të bashkëpunojnë. Nuk kam folur me zotin Kukan por ne do të ofrojmë mbështetjen tonë që kjo punë të funksionojë. Shpresoj që shtatorin e ardhshëm të kemi një arsye për të festuar”,- sqaroi europarlamentari.

(m.a/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here