Berisha:’Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama’

0
771

‘Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama’, kështu e nis reagimin e tij ish-kryeministri Berisha në statusin e tij në facebook.

Berisha ka publikuar një fragment të një shkrimi në gazetën gjermane, ku Rama quhet “njeriu vezë” pas ngjarjeve të ndodhura ditën e djeshme në seancën parlamentare.Postimi i plotë i Sali Berishës:

Mielli dhe vezet mbi Edvinin lajm boteror!

Ajo shpall Ramen “njeriu veze”!

Te dashur miq, goditja me veze dhe pudrosja me miell e Edvin Kristaq Rames dje ne parlament eshte bere lajm boteror.

Keshtu, në rubrikën e saj të famshme “Fitues dhe Humbës”, gazeta me e shitur gjermane Bild rendit tek fituesit një prodhues syzesh, Marc Fielmann, ndërsa tek humbësit e javës Edi Ramën.

Me ironi gazeta gjermane e quan Edi Ramën njeriu vezë, për shkak të gjuajtjes me vezë dje në parlament nga opozita. sb

Më poshtë përkthimi:

Humbës

Deputetët shqiptarë i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama. Shkak ka qenë një diskutim i nxehtë për arrestimin e 12 shtetasve. Këta shtetas protestuan në veri të vendit për tarifën rrugore dhe dogjën stacionin e pagesave.

Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë.
Kjo esht nje fitore nderkombetare e revoltes popullore per permbysjen e narkoshtetit dhe klikes se tij me Edi Ramen ne krye.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here