Komedia “Lufta e paqa, pa pilaf”, Emrat e mirenjohur te estrades behen bashke ne kete pjese

0
1153

 

Problemet e sotme të familjes dhe dhuna e shfaqur brenda saj do të vijnë të trajtuara në një komedi të veçantë në teatrin “Migjeni”, “Lufta e paqa, pa pilaf” e shkruar nga at Valentin Rroku dhe e vënë në skenë nga regjisori Bruno Shllaku. Kjo pjesë bën bashkë emrat e mirënjohur të skenës Shkodrane dhe asaj Shqiptare, mjeshtrat e medhenj, Gezim Kruja e Zef Deda, si dhe Drane Xhaj, Frederik Fistanin e një gurp aktorësh të rinj.

Aktorët dhe regjisori shprehen të emocionuar për punën e bërë dhe janë besimplotë se publiku Shkodran do ta mirepresë këtë komedi.

Lufta e Paqa, pa pilaf ka premierën në 15 Maj, e për të vijuar për disa netë me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”, ku nuk do të mungojnë të qeshurat por edhe mesazhet e rendesishme që jep kjo pjesë, ndonëse përmes batutave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here