Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga socialistët ndaj video-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, përmes të cilës akuzohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se vazhdon aktivitetet kriminale në trafikun e drogës.
Ndërsa e cilëson deklaratën e PS-së, si pafytyrësi pa kufi dhe qesharake pa fund, Boçi shkruan se PD e cila po tregon të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!
“Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!”, tha Boçi
Postimi i Luçiano Boçit
Pafytyrësi pa kufi
Qesharakë pa fund
E pafytyrë fare kjo deklarata e PS-së!!!
Dhe qesharake pa fund, njëkohësisht.
Ne që tregojmë të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!
“Hapu dhe!!!- thërret Nakja i portokallisë.
Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!
“Po mirë mo! – thotë populli me ironi – Ai që vodhi lopën nuk ka ansnjë faj?!!!”