“Sofra Tradicionale e Yftarit” shtruar nga shoqata Istanbul, në të 18-in vit radhazi mblodhi sëbashku në muajin e shenjtë të Ramazanit, autoritetet e larta vendore, deputete, drejtues institucionesh etj. Fillimisht ishte këndimi i ezanit që hapi këtë mbremje, duke i ftuar agjeruesit të bëhen pjesë e sofrës pas një dite të gjatë agjerimi.
Edhe drejtuesit vendore përcollën mesazhet e tyre, duke uruar që kjo sakrificë t’i pranohet çdo agjeruesi.
Shoqata “Istanbul” vijon rregullisht shtrimin çdo natë të sofrës tradicionale të yftarit në mjediset e medresese se vajzave.