Deputeti i Levizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me shpenzimet qeveritare për konçesionet në shendetësi. Ai në një shëunim në rrjetet sociale shkruan se, “për periudhën 4-mujore defiçiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë”.
Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI:
Konçensioni i check-up dhe sterilizimit rëndon skemën e sigurimeve shëndetësore. Kjo sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
3 miliardë lekë janë programuar këtë vit të financohen për konçensionet në shëndetësi nga këto 870 milion për atë të check-up.
Për periudhën 4-mujore defiçiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Lind pyetja:
Ndërkohë që KM nuk ka asnjë shqetësim për emigrimin masiv, nuk ka asnjë shqetësim për rritjen e aborteve si rrezultat i mundësive të kufizuara ekonomike, pra plakje të popullsisë, nuk ka asnjë shqetësim për konçensione që përveç se mbushin xhepa kompanish nuk sjellin asgjë…
Ku po shkojmë…????