Policia shqiptare ka ekstraduar ditën e djeshme një 38 vjeçar drejt Serbisë, për të cilin ishte lëshuar urdhër-arresti nga ky shtet pasi kishte kryer vjedhje me dhunë.
Sipas policisë 38 vjeçari P.Z, i cili jetonte në Mal të Zi, është arrestuar në vendin tonë dhe më pas është ekstraduar në serbi, pasi për të ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.
Informacioni i Policisë:
Policia Rinas
2. Më datë 07.07.2018, prej Aeroportit Rinas, u ekstradua nga Shqipëria për në Serbi, shtetasi serb në kërkim ndërkombëtar P.Z, 38 vjeç, banues në Mali i Zi, pasi Gjykata e Beogradit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Neni 260/1 i Kodit Penal.