Baza e NATO-s në Kuçovë, Imami: Projekti ishte gati që në 2011, e bllokoi Rama

0
645

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përshëndet vendimin e marrë nga Aleanca e Atlantikut Verior, për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës, që mundëson ndërtimin e aeroportit të vetëm të forcave ajrore të Shqipërisë.

Por z.Imami thotë  se ky projekt ka nisur që në vjeshtën e vitit 2011 dhe sipas tij, PS-ja me ardhjen në pushtet e vonoi për më shumë se 4 vite këtë projekt. Madje, ai përmend arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës sapo e majta erdhi në pushtet, ndërsa kishin bllokuar për katër vite projektin e dhënë. Ish-ministri tregon se bashkë me gjeneralin Gjoka inspektuan zonën, e cila sipas tij ishte në gjendje të tmerrshme prej mbetjeve të kohës së diktaturës. Imami shprehet se u bë një punë shumë e mirë përgjatë atyre viteve të qeverisjes së PD-së për ta shndërruar në aerodrome dhe projekti ishte gati, por PS-ja e bllokoi atë. Gjithsesi, Arben Imami e konsideron hap pozitiv kthimin e saj në bazë të NATO-s, pavarësisht se siç thotë ai, nuk e di konkretisht se çfarë përmban projekti.

Është hap pozitiv, por nuk e di konkretisht se çfarë përmban projekti. Gjithsesi, është një projekt që duhet përshëndetur si mjaft pozitiv.

Po, është e vërtetë. Projekti ka që në vitin 2011 dhe ne nisëm përgatitjet e para. Kam shkuar edhe vetë në bazë dhe kam parë gjendjen në të cilën ishte aeroporti i Kuçovës dhe si u shndërrua deri në momentin që erdhën socialistët në pushtet.

 

Kërkohej një zgjidhje afatgjatë për Forcat Ajrore dhe ne projektuam pikërisht bazën e Kuçovës. Aeroporti i Kuçovës është më i sigurti nga ana klimatike dhe marrjen e masave konkrete dhe aerodromi i Kuçovës është tredimensional, ka edhe infrastrukturën tokësore. Ndaj filluan parapërgatitjet për zbatimin e tij dhe ishte gjenerali Syrja Gjoka, që u mor konkretisht me gjendjen e bazës ndaj dhe sapo PS-ja erdhi në pushtet, e arrestoi atë. Ai u mor me inspektimin e zonës nga ku u bënë përgatitjet e nevojshme për një aeroport rezervë për NATO-n. Turqit kishin një projekt në atë kohë dhe për këtë ka pasur takime dhe bisedime konkretet me ushtarakët e lartë turq për ndërtimin dhe zhvillimin e aerodromit të Kuçovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here