E panjohura historike! Betimi i Mbretit Zog me përkrenaren e Skenderbeut

0
914

Historiani dhe studiuesi Erald Kapri, ka sjellë një fakt mjaft interesant sa i përket betimit të Mbretit Zog në 2 shtator të vitit 1921, fakt i cili është mbajtur në errësirë gjatë gjithë këtyre viteve.

Ja çfarë shkruan Kapri:

E panjohura historike, “Betimi” i Mbretit Zog me Përkrenaren e Skënderbeut

Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve me 2 Shtator 1928 nën titullin Zogu i I-rë. Kjo ngjarje që shënon 90-vjetorin e rishpalljes së Monarkisë Shqiptare u la pothuaj në heshtje nga autoritetet shqiptare, ndonëse përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në shtetformimin e shqiptarëve. Tepër interesante mbeten prapaskenat e Zogut për tu shpallur Mbret. Fillimisht tentoi të marrë titullin Skënderbeu i III-të por hoqi dorë. Shtypi britanik i kohës jep një detaj tepër interesant. Ai u kërkoi autoriteteve austriake të sillnin Përkrenaren e Skënderbeut në Shqipëri me rastin e kurorëzimit të tij. Austriakët refuzuan të nxjerrin nga muzeu përkrenaren e heroit të shqiptarëve, por i dërguan një kopje Mbretit të Shqiptarëve. Nuk dihet ç’ndodhi me atë kopje sepse ajo nuk u ekspozua. Për të, ndoshta, lajmi do të ishte kurorëzimi me Përkrenaren e Skënderbeut por lajm botëror u kthye betimi i tij i veçantë me dorën mbi Kuran dhe Bibël. Më poshtë disa foto interesante; ardhja e Ahmet Zogut në Asamblenë Kushtetuese për të bërë betimin, ulja e flamurit të Republikës Shqiptare për të ngritur atë të Mbretërisë si dhe fotoja e Përkrenares publikuar në shtypin britanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here