Meta nga Vatikani: Mbështes vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

0
644

Nga Vatikani, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit të presidentit Meta me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin u diskutua për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit.

Meta: Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe harmoni. Mbështes vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë mirëpresin një marrëveshje.

Kreu i shtetit tha se zbatimi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve

Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi hedh themelet e një paqeje, stabiliteti e sigurie në nivel rajonal dhe ndihmon të ardhmen evropiane të tyre dhe të të gjithë rajonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here