Thursday, December 26, 2024
Home Aktualitet Ambasadori turk: Marrëdhëniet me Shqipërinë, rëndësi të veçantë

Ambasadori turk: Marrëdhëniet me Shqipërinë, rëndësi të veçantë

0
603

Turqia festoi këtë të hënë një datë të shënuar në historinë e saj, 95 vjetorin e shpalljes se republikës.

Në këtë ditë të shënuar Ambasadori i Republikës së Turqisë ne Tirane, Murat Ahmet Yöruk organizoi një pritje ku merrnin pjesë politikanë, diplomatë dhe personalitete të kulturës, artit dhe biznesit. Gjatë fjalimit përpara të pranishmeve, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Yöruk foli mbi betejat dhe suksesin e Turqisë për t’u bërë një republike e cila do të vlerësohet në të gjithë botën.

“Turqia synon paqen, mirëqenien dhe zhvillimin e bashkëpunimit në Ballkan. Në këtë kuadër, ne u kushtojmë një rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona dypalëshe janë ndërtuar mbi bazën e parimeve të pavarësisë, sovranitetit, respektimit të tërësisë tokësore dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Ne si Turqi e kuptojmë rolin kyç që ka Shqipëria për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë me të gjitha institucionet euro-atlantike.  Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme ekonomikisht dhe politikisht, është në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe Europës.

Edhe politikat tona ne i formësojmë në këtë drejtim dhe me një mbështetje të sinqertë për Shqipërinë. Ne nuk kemi ndonjë axhendë të fshehtë ose plan B as për Shqipërinë dhe as për vendet e tjera të rajonit. Dhe nuk duhet pritur që të ketë”- u shpreh ambasadori i Turqise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here