Friday, December 27, 2024
Home Aktualitet Çfarë mendon për Tahirin dhe Xhafën? Si përgjigjet ministri i ri

Çfarë mendon për Tahirin dhe Xhafën? Si përgjigjet ministri i ri

0
629

Në studion e emisionit “Opinion”, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka folur edhe për dy paraardhësit e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me Ministrat e Brendshëm, konkretisht Tahiri dhe Xhafaj.

I pyetur se çfarë mendonte për ta, Sandër Lleshi ka heshtur për disa sekonda, ndërsa më pas u shpreh se nuk ishte përgatitur për këtë pyetje.

“Nuk  isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”, tha Lleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here