Dash Shehi: Rama si Enver Hoxha, të merr shtëpinë dhe të dhunon, qytetarët të …

0
691

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, ju ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që të dëmshpërblejnë banorët me çmimin e tregut tek Unaza e Re.

Sipas tij qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë. Ndërkohë që ka deklaruar se këtë që po bën Edi Rama e ka bërë vetëm Enver Hoxha dikur, i cili të merrte shtëpinë dhe më pas të dhunonte.

Gjithashtu i u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë qëndresën e tyre paqësore dhe për  këtë do të kenë edhe mbështetjen e opozitës.

Ndërsa i ka bërë thirrje e Veliajt që të mbajë gojën dhe mos ofendojë qytetarët.

“Tirana nuk është e Ramës dhe e Veliajt është e gjithë shqiptarëve. Këta njerëz duhen dëmshpërblyer deri në fund. Ky kërkon ti kthejë Tiranës Enver Hoxhën, pasi vetëm Enver Hoxha të merrte shtëpinë dhe të dhunonte më pas. Ka 100 mënyra për ti dëmshpërblyer banorëve. Gjithë ato para që ka marrë ai me oligarkët e tij, nuk paska tepruar ndonjë lekë edhe për këta banorë. Këto shtëpi janë prej vitesh këtu. Veliaj të mbajë gojën kur tu drejtohet qytetarëve të Tiranës” deklaroi Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here