Saturday, April 27, 2024
Home Politikë PD vendim unanim për mandatet, Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

PD vendim unanim për mandatet, Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

0
644

Vetëm pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve, në zyrë e tij ka mbërritur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Burime për “BalkanËeb” pohuan se Kryemadhi do të diskutojë me kryedemokratin Basha mbi hapat e mëtejshmë që do të ndërmarrë opozita.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha ka deklaruar zyrtarisht se deputetët vendosën unanimisht për djegien e mandateve duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë deputetët të LSI u shprehën mbi këtë cështje përmes  rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here