Valdrin Pjetri prefekt i ri i Shkodrës, ikën Çesk Millja, emri i ri i mundshëm për garën e bashkisë

0
1040

1 vit e gjysëm pas marrjes së detyrës, Çesk Millja largohet nga posti i prefektit të Shkodres dhe në vend të tij është emeruar Valdrin Pjetri. Ky i funfit mbante më herët detyren e drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave dhe lëvizja bëhet pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNI-n. Largimi i Milljes u bë në mënyrë të befasishme, pasi më herët ai sëbashku me prefektët e tjerë të Shqipërisë ishte thirrur në një mbledhje pune në Tiranë.

Mister mbetet shkarkimi i tij dhe motivet, megjithëse në këtë 1 vit e gjysëm të mbajtjes së postit, ai zgjodhi më shumë të qëndronte në hije, duke qënë shumë pak aktiv në problematikat e shumta që ka qarku i Shkodres. Ndërkohë zëvëndësuesi i tij, rikthehet në vendlindje pas një përvoje të gjatë në kryeqytet dhe ku ka qënë tejet i distancuar me Shkodrën. Valdrin Pjetri ka lindur në vitin 1981 në Shkodër dhe është specializuar në fushën e financës dhe menaxhimit.

Në vitet 2014-2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Më pas ka qenë Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në këtë institucion. Prej majit të vitit 2018 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave. Duhet parë se cila do të jetë përformanca e tij në këtë post, ndërsa nga burime brenda selisë rozë thuhet se Edi Rama e ka zgjedhur pikërisht për ta promovuar, pasi ai shihet si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë Shkoder. Mësohet se mes shumë emrave të lakuar, kryeministri ka gjetur një dakortësi me Pjetrin, por që mbetet për tu parë se sa do të konkretizohet në këto pak muaj që i mbesin të përformojë si prefekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here