BB:Në tre vitet e ardhshme ekonomia e Shqipërisë nuk do njohe rritje

0
589

Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike më të ngadaltë sesa në vitin 2018 në tre vitet e ardhshme.

Në raportin e fundit Banka Botërore parashikon që shtesa në tre vitet e arrdhshme do të shkojë deri në 3.8 për qind.

Kriza politike shihet si një rrezik për investimet e huaja pasi dëmton klimën e të bërit biznes.

Gjatë prezantimit të raportit  ekonomik rajonal per vendet e Ballkanit Perendimor, Hilda Shijaku, ekonomiste pranë BB-së në Shqipëri tha se rrisqet fiskale vijojnë të jenë prezente.

Hilda Shijaku: “Në tre vitet e ardhshme ekonomia e Shqipërisë mendojmë se do rritet më ngadalë sesa në vitin 2018 për disa faktorë.

E para, ritmi i rritjes potenciale do jetë ai që do tërheqë  rritjen ekonomike. Faktorët e përkohshëm që janë vënë re në vitin 2018 dhe në disa nga vitet më përpara mendojnë se nuk do jenë të pranishëm, megjithatë kjo rritje ekonomike shoqërohet nga rreziqe të jashtme dhe të brendshme. Ndër rreziqet e jashtme mund të përmendim luftën tregtare dhe marrëveshjet gjeopolitike të cilat mund të dobësojnë lidhjet ekonomike mes vendeve, sidomos me vendet partnere.

Një tjetër faktor është një rritje më e ngadaltë në rritjen ekonomike të vendeve të BE, sidomos Italisë, e cila regjistroi recension së fundmi. Gjithashtu kushtet më pak të favorshme të huamarrjes, që do rrisnin koston e huamarrjes për Shqipërinë, pasi është e ekspozuar ndjeshëm ndaj huamarrjes së huaj. Mund të faktorizohet si një nga rreziqet e jashtme.

 Ndër rreziqet e brendshme mund të përmendim faktorët klimaterikë, që mund të gjenerojnë si në Shqipëri ashtu edhe në gjithë vendet e Ballkanit, momente pozitive për rritjen ekonomike por mund të ketë edhe vite në të cilat këto kryejnë dëme  të mëdha.

Një tjetër dobësi e brendshëm është sektori financiar i cili ende vazhdojnë të vuajnë nga një diversifikim i ulët si edhe nga një kreditim i moderuar.

Nga pikëpamja fiskale unë përmenda pak më parë rreziqet që vijnë nga aktivitetet jashtë bilancit, të cilat nëse nuk menaxhohen në mënyrën e duhur mund të ezaurojnë hapësirat fiskale për politika të mëtejshme dhe mund të cenojnë konsolidimin fiskal.

Së fundmi, pasiguria politike dhe vonesa në zbatimin e reformave strukturore mund të dëmtojnë si klimën e biznesit ashtu edhe perspektivën e anëtarësimit në BE.” 

Pasiguri politike- Pasiguria politike është një nga faktorët që ky raport përmend si një nga faktorët me mundësi ndikimi në klimën e biznesit.

Hilda Shijaku:  “Sugjerim që bën ky raport lidhet me faktin se këto protesta që vihen re në shumë vende të Ballkanit lidhen edhe me vonesat në implementinin e reformave strukturore. Në  rastet kur lidhen me një pasiguri ekonomike, apo kushte të vështira ekonomike me një pasiguri për të ardhmen autoritetet e këtyre vendeve duhet të marrin masa për të përshpejtuar reformat strukturore në drejtimin që unë përmenda duke lehtësuar mundësimin në integrimin e tregut të punës përmes investimit të kapitalit human duke përmirësuar klimën e biznesit dhe duke krijuar kushte të barabarta zhvillimi për të gjithë.”

Kujdes PPP-te – Pavarësisht uljes së borxhit publik Banka Botërore thekson se duhet të bëhet kujdes nga efektet e PPP-ve.

“Rreziqet fiskale janë të pranishme dhe lidhen kryesisht me aktivitetet jashtë bilancit ku  përfshihen Partneritetet Publike Private dhe detyrimet që mund të akumulojnë ndërmarrjet publike”

Kriza energjetike- Banka Botërore i bën thirrje qeverisë që të gjejë mekanizma për të përballuar krizën energjetike. Vetëm në muaj e parë të vitit për të mbuluar nevoja e vendit me energji janë importuar rreth 100 mln euro ndërkohë që hidrocentralet janë në pikën e vdekjes.

“Qeveria nuk duhet thjeshtë të shikojë nëse ka fond në buxhet për vitin korent për të mbyllur nevojat për energji por duhet dhe të krijojë mekanizma që të sigurojë qëndrueshmëri në sektorin energjetik”

Për të përmirësuar situatën ekonomike Banka Botërore sygjeron që të vijojnë reformat strukturore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here