Toka nuk është plotësisht sferike. Ashtu si disa nga banorët e saj, ajo tregon një ulje të lehtë në zonën e “belit”. Nëse diametri i tokës nga Poli i Veriut në Polin e Jugut mat 12.714 kilometra, ai që kalon nga Ekuatori është 12.756 kilometra: rreth 42 kilometra më shumë, shkaktuar nga rrotullimi i planetit tonë rreth boshtit të vet.
Ndryshimi, i barabartë me 0.3% të diametrit të Tokës, është shumë i vogël për t’u perceptuar duke shikuar fotot e Tokës nga Hapësira.
Por ka më shumë. Studimet e fundit kanë treguar se planeti ynë është “duke fituar peshë” prej 7 milimetrash çdo 10 vjet, ndoshta për shkak të shkrirjes së masave të mëdha të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë, të cilat transformohen në ujë, shtyhen pikërisht drejt Ekuatorit.
Studimet e fundit pohojnë se ato do të formohen dhe do të prishen çdo 250 milionë vjet. E ardhmja, me pak fjalë, mund të rezervojë formimin e një super kontinenti të ri.
Një nga ato hipoteza është e ashtuquajtura Pangea E fundit: një hapësirë e vetme e Tokës që do ta shohë Afrikën të bashkuar me Amerikën e Veriut dhe zhdukjen e Oqeanit Atlantik.