Kthimi i vizave? Italia: Mocioni i Holandës nuk është i justifikuar

0
581

A ka lidhje liberalizimi i vizave me shtimin e kriminalitetit? Italia, e cila është një ndër vendet mike ku jeton një numër shumë i madh shqiptarësh nuk e mendon si Holanda.

Ambasadori Italian, Alberto Cutillo në një prononcim për median tha se mocioni nuk është një masë e justifikuar nga motivi që është ngritur megjithatë çdo vend ka të drejtën të ketë një opinion ndryshe.

Alberto Cutillo “Komisioni bën çdo vit një vlerësim të rezultateve të politikës së seksionit të vizave e ky vlerësim është bërë pak muaj më parë e mund të themi se ka dhënë rezultate pozitive. Kështu që ne presim se kur ky vlerësim të ribëhet në fund të këtij viti të rikonfirmoj këto rezultate pozitive. Nga eksperinca italiane nuk kemi hasur kurrë një lidhje mes seksionit të vizave e shtitmit të kriminalitetit. Këtë mund ta them vetëm për Italinë, por çdo vend ka eksperienca të ndryshme e në gjykimin tonë e eksperiencën tonë në Itali nuk është shfaqur një lidhje e tillë.”

Si e komenton ambasadori vendimin e Hollandes?

Alberto Cutillo: “Sipas meje nuk ëshrë një masë e justifikuar nga motivi që është ngritur, por cdo vend ka të drejtën të ketë një opinion ndryshe e do të jetë komisioni më pas që do t’u përgjigjet këtyre kërkesave. Po flasim për një vend anëtar të BE, pjesë e vendeve të ulëta si Holanda e nuk di se farë e ka shtyrë politikën e saj të marr një vendim të tillë e për këtë duhet të pyesni ambasadoren e Holandës në Shqipëri.

Ambasadori beson se Shqipëria meriton hapjen e negociatave por shtoi se kjo nuk do të thotë që ajo mund të relaksohet

Alberto Cutillo: “Këshilla që unë i jap qeverisë shqiptare është ajo që jap gjithmonë, të punojë fort, të mos pres rezultate të garantuara, integrimi eruopian është drejtimi i duhur për Shqipërinë, Shqipëria meriton hapjen e negociatave të hyrjes në BE, por kjo nuk do të thotë se mund të relaksohet, ajo duhet të vazhdojë me rrugën e reformave. e siç e kam thënë më parë nëse të gjitha forcat politike bashkëpunojnë këto reforma janë më efikase , vijnë më mirë e prandaj i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë.”

Pyetjes se nëse ka ndryshuar diçka nga apeli i fundit. Cutillo u përgjigj; “Nuk di e po ju pyes juve ; A ju duket se ka ndryshuar dicka?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here