6 të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia kanë rënë në pranga pasi akuzohen se furnizonin me drogë baret dhe klubet e ishullit Mykonos në Greqi.
Mësohet se rinj të moshës 22 deri në 27 vjeç tregtonin lloje të ndryshme drogërash të forta në baret e ishullit turistik grek, Mykonos.
Një nga të rinjtë u arrestua teksa zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës. Pas kontrollit në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.
Pas kontrollit të banesës ku jetonte 22-vjeçari u gjetën edhe shokët e tij.
Gjithsej u sekuestruan dy pako me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gram, dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi.
Gjithashtu policia greke u sekuestroi të rinjve edhe 1,900 euro dhe 11 celularë, në mënyrë që rrjeti me të cilët ata bashkëpunonin të zbërthehet.