Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Presidenti Ilir Meta bën shqiponjën me Majlinda Kelmendin në Sarajevë

Presidenti Ilir Meta bën shqiponjën me Majlinda Kelmendin në Sarajevë

0
529

Presidenti Ilir Meta ka postuar në “Facebook” një fotografi, ku duket së bashku me kampionen e xhudos Majlinda Kelmendin.

Meta shkruan se ndodhet në Çarshinë e Sarajevës me krenarinë e sportit shqiptar dhe ekipin e xhudos së Kosovës.

Ai shton se është një kënaqësi që takohet me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira të kombit shqiptar.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.🇦🇱👐””, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here