Lajmi mirë për drejtuesit e makinave, tani patentat do të merren për vetëm 30 minuta

0
1788

 

DPSHTRR ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që marrin për herë të parë patentën apo që kërkojnë dublikate dhe rinovim. Nëse për të marrë lejen e drejtimit në këto raste dikur duhej të prisje 15 dito në për të marrë kartonin, tani kjo kohë do të reduktohet në vetëm 30 minuta. Kjo masë e re shërbimi për qytetarët hyn në fuqi sipas njoftimit që në datën 15 Gusht.

Kjo praktikë do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera. DPSHTRR njofton se kjo procedurë e reduktuar 720 herë në kohë, nuk do të ketë tarifë ekstra.

“As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!”, shkruan DPSHTRR në njoftimin e nxjerrë me këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here