Prej 6 muajsh ujrat e zeza kanë pushtuar lagjen e spitalit të Lezhës, duke krijuar një situatë alarmante tek banorët. Por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është realizuar, ndonëse rreziku për përhapjen e epidemive është i lartë. Mungesa e rruges, kanalizimeve dhe e ndriçimit janë disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje sipas banoreve. Fushata zgjedhore është shpresa e vetme për ta që të nderhyhet për sistemimin e lagjes edhe pse premtimet nder vite kane qene të shumta por asgjë konkrete nuk është bërë.
Prej 26 viteve në këtë lagje, ashtu sic tregojnë banoret, ka munguar dora e shtetit dhe nuk është bërë asnjë investim. Një lagje e rendësishme dhe ku ndodhet një institucion jetik për qytetarët, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar pushtetin vendor të Lezhës.