Eshte drejt perfundimit fushata e vaksinimit, sterilizimit dhe matrikullimit te qeneve endacake ne Bashkine e Shkodres. Projekti ka filluar qe nga Dhjetori i vitit te kaluar dhe perfundon ne fund te muajit maj. Aktualisht afro 250 kafshe endacake, i jane nenshtruar ketij proçesi, qe synon reduktimin e numrit te kafsheve ne rruge dhe minimizimin e perhapjes se semundjeve.
Projekti sponsorizohet nga nje donacion zviceran “ Stray-coco ‘, ku pritet qe keto sherbime ti marrin edhe 200 qenj te tjere, por qe strehohen neper ambjente shtepijake. Drejtuesit e tij i bejne thirrje pushtetit vendor te angazhohet per krijimin e hapesirave te pershtatshme qe keto kafshe te mos sillen rrugeve.
Politikat afatgjata dhe me sterilizime te vazhdueshme, do te ulin ndjeshem numrin qeneve endacake, qe aktualisht ne Qarkun e Shkodres jane rreth 1500 , per te cilet kostoja e harxhimit arrin ne 4 mije leke te vjetra ne dite per secilin prej tyre.