Dy ekipet, i LSI-se se Bashkise Vau Dejes dhe ai i LSI-se se Bashkise Puke, u perballen ne kampionatin e futbollit qe kjo force politike ka disa dite qe e ka filluar ne Qarkun e Shkodres, me mbështetjen e deputetit Agron Çela. Nje takim plot ritem, emocione dhe atmosfere prodhuan dy skuadrat, te shoqeruara nga tifozeria e tyre. Edhe pse te rinjte e Pukes shenuan me shume gola, kjo nuk e zbehi entuziasmin për takimin tek te rinjte e Vau Dejes pasi, me shume se rezultati, eshte fryma pozitive qe perçojne veprimtari te tilla tek bashkemoshataret e tyre. Kjo shprehet edhe nga vete drejtuesit e LRI-se ne keto dy bashki.
I vlerëson aktivitete te tilla si mjaft te domosdoshme për rinine, edhe Sentiliana Marku, keshilltare e LSI-se ne Keshillin Bashkiak,Vau Dejes.
Keshtu nga dita ne dite, sa vjen dhe behet me interesante kjo lëvizje sportive e LSI-se ne Qarkun e Shkodres, duke pasur ne fokus rinine me interesat e saj te larmishme.