Sekuestrohen 50 kg kanabis dhe arme zjarri, policia arreston 2 persona

0
1851

Strukturat e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë dhe Repartin FNSH Shkodër në bazë të Planit Operacional për kontrollin e territorit dhe informacioneve policore arrestoi në flagrancë 2 shtetasit:
– Fatmir Nikolli, 32 vjeç, banues në Markatomaj, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë
– Preng Gjergji, 26 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu, forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Pukë për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhjen e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 dhe 129 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here