Franca dhe Belgjika sjellin në Rinas 31 shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat

0
1969

Franca dhe Belgjika ka riatdhesuar 31 shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e leje qëndrimit të zonësh Shengen. Shqiptarët janë kthyer mbrëmjen e shkuar në aeroportin “Nënë Tereza”

FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero.

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikëqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here