Reagon edhe Federata Evropiane e Gazetareve:Kryeministri te ndale fyerjet dhe gazetaret te vazhdojne te bejne punen e tyre

0
1766

Edhe Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar rreth ofendimeve të lëshuara nga kryeministri Edi Rama në drejtim të gazetarëve, pak orë pas seancës së Kuvendit për Saimir Tahirit.

Përmes një deklarate për mediat,  shoqata në fjalë dënon veprimin e Kryeministrit dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre.

EFJ mbështet shqetësimin e gazetareve shqiptare pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

Në deklaratën e Federatës Evropiane të Gazetarëve nënvizohet se “çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikaneve dhe kjo nuk është një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetareve shqiptare, duhet te ndalet”.

Federata ndërkaq ka risjellë edhe një pjesë të deklaratës me të cilën kreu i qeverisë shqiptare sulmoi gazetarët.

Rama: Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni torolisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi. Se keni kuptuar akoma që jemi sot në kushte thjeshtë të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta, përpara se të kuturiset t’u tregojë të tjerëve, duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit, me opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë. 

Ju s’keni marrë vesh akoma që jeni pjesë e këtij problemi të madh, jo në rastin konkret, por në tërësi që ka Shqipëria, ku akuzat kërcasin si në haradoz përditë dhe ju thjeshtë i përçoni ato si një tel bakri, që as ka detyrën të logjikojë, as ka detyrën të kuptojë, as ka përgjegjësinë për atë që përçon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here